Vrabotuvanje.com - Bëhuni pjesë e ekipit tone - Скопје - Кам маркет
Сподели
Tweet
Сподели
Испрати на пријател

Bëhuni pjesë e ekipit tone

Скопје

Рок за пријавување:

  • Кам маркет

KAM SHPK është zinxhiri më i madh i marketeve në Maqedoni që i zbaton parimet themelore të hard-diskontit: Cilësi e lartë dhe çmime vazhdimisht të lira. Jemi të pranishëm në tre shtete me më shumë se 90 shitore, ndërsa suksesin kompanisë ja sigurojnë 1.100 punëtorët të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm e kryejnë punën e tyre.
 
A dëshironi të përfshiheni në programin për trajnim, shpejtë të përparoni dhe të bëheni pjesë e ekipit në kompani të suksesshme, e cila është lider në treg në fushën e tregtisë me pakicë?
 
Kërkojmë persona të angazhuar dhe të motivuar lartë, të cilët do të kontribuojnë për sukses dhe zhvillim të mëtejmë të kopanisë!
 

Kushtet që duhet t'i plotësoni:
  • Arsim të lartë të kryer nga sfera e ekonomisë apo sfera të ngjashme
  • Aftësi të theksuar negociuese dhe analitike
  • Aftësi të theksuar komunikimi dhe qasje të sigurt
  • Aftësi shumë të zhvilluara organizative
  • Dëshirë për sukses dhe arritje të qëllimeve me ekip të motivuar
  • Njohje e domosdoshme e gjuhës maqedonishte
  • Njohja e gjuhës angleze dhe/ose gjermane është e preferuar  
 
Detyrat që do Tu pëlqejnë dhe janë të fushës së veprimit si vijon:
  • Prokurim
  • Shitje
  • Marketing
  • Revizion dhe kontroll
  • Resurse njerëzore
  • Kontabilitet
  • Logjistikë
  • Furnizim
  • Njësia për mirëmbajtje të mallrave në dispozicion
  • Pajisje dhe ndërtim

Avantazhet që ne i ofrojmë:
  • Shpjegim i gjerë i punës me trajnim i cili premton progres dhe sukses në punë. Në periudhë prej 6 muajsh do të trajnoheni në mënyrë intensive dhe do të njoftoheni me instrumente që më vonë do T'u duhen për të kryer në mënyrë të pavarur detyrat Tuaja afariste.
  • Fillim jashtëzakonisht i shpejtë drejtë karrierës. Zhvillimi Juaj do të ndiqet nga mentor, ndërsa suksesin Tuaj do ta shpërblejmë me kënaqësi.
  • Pagë neto fillestare e garantuar prej 24.900 denarë, + në mënyrë plotësuese pagesë të bonusit personal i cili varet nga aftësitë e demonstruara dhe nga suksesi në kryerjen e detyrave të punës.
Bashkëngjituni ekipit tonë të suksesshëm dhe tregoni aftësitë që posedoni!! 
 
Kam respekton diversitetin kulturor dhe i njeh vlerat dhe traditat e ndryshme. Sillemi me korrektësi dhe ndershmëri ndaj secilit person, ndërsa vlerat tona janë thjeshtësia, produktiviteti dhe fleksibiliteti. Prandaj gjendemi në kulmin e shkallës së punëve më të dëshiruara. Bëhuni edhe ju pjesë e ekipit tonë të suksesshëm !!!
 
A zgjuam interesimin tuaj? Shfrytëzoni shansin Tuaj - bëhuni edhe Ju pjesë e ekipit tonë të suksesshëm!
Aplikimin Tuaj në maqedonisht apo në anglisht, dorëzojeni deri tek Sektori për resurse njerëzore dërgojnë nëpërmjet "Аплицирај веднаш".
Брза апликација
Испрати на пријател Принтај

Vrabotuvanje.com.mk користи колачиња (анг. cookies) за да ви овозможи подобро корисничко искуство. Со продолжување на прегледувањето на страницата се согласувате со употребата на колачиња. Повеќе за тоа можете да прочитате овде