Vrabotuvanje.com - Konsulent për vizita në terren të klientëve - Скопје - ТИГО ФАЈНАНС ДООЕЛ
Сподели
Tweet
Сподели
Испрати на пријател

Konsulent për vizita në terren të klientëve

Скопје

Рок за пријавување:

  • ТИГО ФАЈНАНС ДООЕЛ

TIGO Finance është kompania lidere fintech në rajon, që ofron varg shërbimesh financiare. Në bazë të përvojës dhe arritjeve të treguara në këtë industry me seli në Shkup, kompania synon t’u ofrojë personave fizikë shërbime mikrofinanciare në mënyrë më të thjeshtësuar dhe më të shpejtë.

Për shkak të rritjes së shpejtë të kompanisë, ne ofrojmë një mundësi të shkëlqyer për punësimin e një

Konsulent për vizita në terren të klientëve
 

Kandidati/ja i/e vërtetë për këtë pozitë është proaktiv/e, fleksibil/e dhe i/e orientuar drejt rezultateve, që synon krijimin e një kompanie të sukseshme, duke pasur qëndrim pozitiv lidhur me sigurimin e shërbimeve të jashtëzakonshme të klientëve tanë.


Pozicioni përfshin:

  • Vizita ditore të debitorëve (personave fizikë) në adresën e vendbanimit të tyre në territorin e vendit, me qëllim të gjetjes së një përzgjedhjeje për arkëtim përkatës të borxheve;
  • Orientim i shkëlqyer në vendbanimet dhe identifikimi në mënyrë efikase të adresave të synuara;
  • Komunikim i shkëlqyer me klientët sa i përket arkëtimit të borxheve kreditore (personave fizikë);
  • Përcaktimi i arsyeve për vonesën e shlyerjes së borxheve dhe gjetja e zgjedhjes për uljen e tyre;
  • Punë sipas procedurave të sigurimit të arkëtimit në kohë;
  • Ofrimi i mundësisë për vazhdimin e afatit të shlyerjes dhe ristrukturimit të borxheve;
  • Punonjësi në këtë pozicion pune, i përgjigjet Drejtorit të Sektorit të menaxhimit të portofolit.

Profili i kandidatit:

  • Përvojë sa i përket arkëtimit në terren do të konsiderohet si përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi;
  • Aftësi negociuese dhe bindëse;
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe orientimi drejt rezultateve;
  • Fleksibilitet lidhur me kryerjen e detyrave të punës në të gjitha komunat e RM-së;
  • Leje drejtimi Kategoria B. 

 
Kushtet nga kompania:

  • Orari i punës nga e hëna deri në të premtën 08.00-16.00
  • Teknologjia e fundit dhe bashkëkohore;
  • Pakoja atraktive bonusesh;
  • Programe Velnes dhe përfitime të zbritjeve; 
  • Sigurimi kolektiv shtesë;
  • Mundësi për avancim;
  • Kushte dinamike të punës në kompani me rritje të shpejtë;

Nëse konsideroni se ju jeni kandidati/kandidatja i/e vërtetë, që mund të krijojë një kulture organizative të fokusuar, ju lutemi ta dorëzoni biografinë tuaj dhe letrën e motivimit në gjuhën maqedonase përmes butonit Apliko.

Zgjidhja do të kryhet sipas kushteve dhe afateve të përcaktuara me Ligjin e Marrëdhënieve të Punës. TIGO FINANCE mban të drejtën që të mos përzgjedhë asnjë prej kandidatëve.

Me aplikimin, kandidati/kandidatja deklaron se pajtohet që të dhënat e tij/saj personale të përmendura në dokumentet e bashkëngjitura, të mblidhen dhe të përpunohen nga TIGO FINANCE në përputhje me Ligjin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Kandidati/Kandidatja deklaron se është në dijeni se të dhënat e tij/saj personale mblidhen dhe përpunohen, me qëllim të përzgjedhjes së kandidatit/kandidates për pozicionin për të cilin aplikon. Kandidati/Kandidatja ka të drejtën që në çdo kohë ta tërheqë pëlqimin e dhënë për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave të tij/saj personale.

Shoqëria Financiare TIGO finance SHPKN JP Shkup

Аплицирај
Испрати на пријател Принтај

СПОРЕДЕТЕ ЈА ВАШАТА ПЛАТА

Просечната плата во категоријата
Административни професии изнесува 20.922 MKD.

Дознај ја платата за посакуваната позиција според твоите квалификации!

Започни

Vrabotuvanje.com.mk користи колачиња (анг. cookies) за да ви овозможи подобро корисничко искуство. Повеќе информации можете да прочитате овде