Vrabotuvanje.com - Bëhuni pjesë e ekipit tone - Скопје - Кам маркет
Сподели
Tweet
Сподели
Испрати на пријател

Bëhuni pjesë e ekipit tone

Скопје

Рок за пријавување:

  • Кам маркет

KAM SHPK është zinxhiri më i madh i marketeve në Maqedoni që i zbaton parimet themelore të hard-diskontit: Cilësi e lartë dhe çmime vazhdimisht të lira. Jemi të pranishëm në tre shtete me më shumë se 90 shitore, ndërsa suksesin kompanisë ja sigurojnë 1.100 punëtorët të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm e kryejnë punën e tyre.
 
A dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë?
 

Kushtet që duhet t'i plotësoni:
  • Të keni të kryer shkollën e mesme të ekonomisë apo të sferës së ngjashme
  • Të keni aftësi të theksuar negociuese dhe analitike
  • Aftësi të theksuar komunikimi dhe qasje të sigurt
  • Aftësi shumë të zhvilluar organizative
  • Dëshirë për sukses dhe arritje të qëllimeve me ekip të motivuar
  • Njohje e domosdoshme e gjuhës maqedonishte 
  
Detyrat që do Tu pëlqejnë dhe janë të fushës së veprimit si vijon:
  • prokurim
  • marketing
  • kontabilitet
  • logjistikë
  • pajisje dhe ndërtim 
 
Avantazhet që ne i ofrojmë:
  • Shpjegim i hollësishëm fillestar i punës me trajnim që premton progres dhe sukses në punë.
  • Zhvillimi juaj do të ndiqet nga mentorët, ndërsa suksesin Tuaj ne me kënaqësi do ta shpërblejmë.
  • Pagë neto e garantuar minimale prej 17.000 denarë, në mënyrë plotësuese paguhet bonus personal i cili varet nga aftësitë e demonstruara dhe nga suksesi në kryerjen e detyrave të punës.
Tek ne plotësisht mund të angazhoheni dhe të tregoni talentin tuaj.
 
Kam respekton diversitetin kulturor dhe i njeh vlerat dhe traditat e ndryshme. Sillemi me korrektësi dhe ndershmëri ndaj secilit person, ndërsa vlerat tona janë thjeshtësia, produktiviteti dhe fleksibiliteti. Prandaj gjendemi në kulmin e shkallës së punëve më të dëshiruara. Bëhuni edhe ju pjesë e ekipit tonë të suksesshëm !!!
 
A zgjuam interesimin tuaj? Shfrytëzoni shansin Tuaj! 
Aplikacionin Tuaj në maqedonisht apo në anglisht, dorëzojeni deri tek Sektori për resurse njerëzore dërgojnë nëpërmjet "Аплицирај веднаш".
 
Брза апликација
Испрати на пријател Принтај

Vrabotuvanje.com.mk користи колачиња (анг. cookies) за да ви овозможи подобро корисничко искуство. Со продолжување на прегледувањето на страницата се согласувате со употребата на колачиња. Повеќе за тоа можете да прочитате овде